Mexhiti dhe Qyra me porosi: Dollogozhda do të rreshtohet me fitimtarët në Strugë
Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti bashkë me kandidatin e VLEN për Strugën, Mendi Qyra kanë qëndruar në Dollogozhdë.
Në takim me banorët e kësaj ane, Mexhiti tha se si qeveri me tërë potencialin e saj i rrinë prapa çdo projekti dhe platforme të kandidatit të tyre.
Ai tha se edhe Dollogozhda do të rreshtohet me fitimtarët në nivel të Strugës dhe vendit.
“Shkupi me rrethinë dhe Tetova me rrethinë në mënyrë plebishitare kanë votuar për VLEN. Dhe na duhet një kryetar komune që nuk do të jetë për agjenda partiake, por një kryetar i përkushtuar si Mendi Qyra për ta bërë Strugën më të mirë dhe më të jetueshme”, tha Mexhiti, kryetar i ri i Çairit, duke shtuar se më tepër Strugës i duhet Mendi Qyra se sa Strugës, Mendiu.
Nga ana tjetër, kandidati për Strugën, Qyra tha se bashkë me Mexhitin riafirmuan një të vërtetë të thjeshtë: Struga nuk ka nevojë për kryetar me agjenda partiake apo fjalë për “politika të mëdha”.
“Struga ka nevojë për zgjidhje konkrete dhe për projekte që prekin përditshmërinë e qytetarëve.
Si kryetar i ardhshëm, jam i vendosur të punoj me përkushtim për çdo lagje, çdo fshat dhe çdo familje. Mbështetja e Qeverisë është garanci që projektet tona do të realizohen më shpejt dhe më lehtë”, ka thënë Qyra.







