Kosovë Lajme

Ushtarë të KFOR-it kryejnë misione ajrore mbi veriun e Kosovës

    Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni manovrues Komanda Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it, kanë kryer misione ajrore mbi veriun e Kosovës.

    Sipas njoftimit të KFOR-i këto aktivitete, të kryera si ditën ashtu edhe natën me njësitin e aviacionit, “lejojnë patrullat të arrijnë në zonat kyçe përgjatë Vijës së Kufirit Administrativ duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të KFOR-it në rajon”.

    “Aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive, ndërsa sigurojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

    https://www.facebook.com/NATOKFOR/posts/1153042896927842?ref=embed_post