Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, duket se takimet politike po nisin menjëherë. Sot, në një nga lokalet e njohura të Shkupit, janë parë bashkë zëvendëskryeministri Arben Fetai, zëvendësdrejtori i Doganave Mustafa Dauti, kandidati për kryetar të Shkupit Bashkim Bakiu dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Burime pranë tyre thonë se takimi ka qenë miqësor, por edhe me “shije politike”, pasi biseda është fokusuar në zhvillimet e fundit pas zgjedhjeve dhe në planet për fazën e re politike që po hapet në vend.
Fotografia që po qarkullon në rrjete sociale ka ngjallur interes të madh, duke u komentuar gjerësisht si një sinjal për koordinime të reja ndërmjet figurave kyçe shqiptare në Maqedoni dhe diplomacisë kosovare.