Burime nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se është zhvilluar një takim jozyrtar mes përfaqësuesve të Aleancës për Integrim (AKI) dhe partisë Levica, të udhëhequr nga Dimitar Apasiev.
Në takim, që sipas burimeve është mbajtur në ambientet e Kuvendit, kanë marrë pjesë Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti nga AKI. Qëllimi kryesor i bisedimeve ka qenë koordinimi i mundshëm për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 2 nëntor.
Sipas informatave të siguruara, palët kanë diskutuar për një marrëveshje të mundshme politike, ku Levica do të ndihmonte kandidatët e AKI-së në Tetovë dhe Strugë, ndërsa në këmbim, strukturat e AKI-së do të mbështesnin kandidatin e Levicës, Amar Mecinovik, në garën për Qytetin e Shkupit.
Bashkëpunimi i AKI-t me BDI-në, ndërkohë, do të ishte vazhdimësi e bashkëpunimit të mëparshëm nga mandati i kaluar, si në nivelin lokal në Qytetin e Shkupit ashtu edhe në Komunën e Velesit./press7.tv