Lajme Maqedoni

Takohen Mexhiti, Bakiu dhe Gjeorgjievski, VLEN në Qytetin e Shkupit do ta mbështesë VMRO-në raundin e dytë

Screenshot

    Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski ka njoftuar se ka marrë mbështetjen e VLEN për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Qytetin e Shkupit, përcjell TV21. Ai sot është takuar me Kryetarin e ri të Çairit, Izet Mexhiti dhe Bashkim Bakiun, kandidatin e VLEN për kryetar të Qytetit të Shkupit, i cili nuk arriti të kalojë në raundin e dytë.

    Dorë e shtrirë! Sot zhvillova një takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Nga ta mora një mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Shkup — një mbështetje që jep energji dhe motiv shtesë për të vazhduar përpara. Faleminderit të gjithëve që e keni njohur vizionin, keni dhënë besimin dhe keni zgjedhur të ardhmen e Shkupit. Së bashku do ta bëjmë qytetin tonë sërish krenar, modern, dinjitoz dhe të hapur për të gjithë ata që jetojnë në të. Shkupin e bëjmë bashkë. Në mënyrë shkupjane! Fitorja do të jetë historike!”, ka shkruar Gjeorgjievski.