Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në vendvotimin nr. 2938, në ambientet e Shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.
Sipas informacioneve nga terreni, arrestimi ka ndodhur gjatë një pauze, në momentin kur personi i përfshirë kishte dalë jashtë për të pirë një cigare.
Kryetari i komisionit zgjedhor në këtë vendvotim ka deklaruar se nuk ka ende informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, ndërsa procesi i votimit ka vazhduar normalisht.
Autoritetet kompetente pritet të japin detaje në orët në vijim. /Alsat.mk