Lajme Maqedoni

Bujari për ftesën e Izetit: Jam në dy intervista tjera, pse nuk pranove më parë?!

    Kandidati i AKI-së për Çairin, Bujar Osmani i është përgjigjur ftesës së Izet Mexhitit për debat.

    Kundërshtari im pesë herë refuzoi të dalë në debat. Pesë herë iku nga përballja me mua.
    Vetëm pasi dola publikisht dhe thashë se ai po i ik qytetarëve, u frikësua nga reagimi dhe doli me një ftesë të vonuar në një televizion.

    Por e vërteta është e qartë:
    Unë tashmë kam konfirmuar dy debate për ditët në vijim, një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase, dhe të dy janë caktuar me kohë.

    Ai e dinte këtë, prandaj tani po përpiqet të krijojë konfuzion, për të dalë sikur unë po e shmang.
    Në fakt, ai po përpiqet të keqpërdorë emrin e një televizioni si justifikim që të mos paraqitet në dy debatet që i presin.

    Kush ka guxim, del përballë.
    Kush ka frikë, fshihet pas kamerave dhe manipulimeve”./Ora24.tv