Sport

Zhbllokohet dueli, Shqipëria në avantazh ndaj Serbisë

    Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Serbisë, në fundin e pjesës së parë.

    Ishte Rey Manaj, i cili shënoi një supergol nga hyrja e zonës.

    Pllakos heshtja në stadiumin e Leskovacit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

    Kuqezinjtë do të kërkojnë të ruajnë avantazhin edhe në pjesën e dytë.