Kosovë Lajme Shendetesi

Këto janë tabletat që Naim Murseli refuzoi nga Psikiatria Forenzike

    Shpend Haxhibeqiri, ish-drejtor i Psikiatrisë Forenzike në QKUK, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me raportin psikiatrik për Naim Murselin, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Haxhibeqiri ka shpjeguar se “Psikopharmak” janë preparate ose tabletë farmakologjike të cilat përdoren për çrregullime mendore, ndonjë vështirësi mendore, shqetësim, pagjumësi, gjendje ankthi ose ndonjë stres apo traumë të përjetuar.”

    Sipas ekspertit, Murseli gjatë qëndrimit në klinikë ka refuzuar marrjen e tabletave, edhe pse i ishte ofruar mundësia të merrte medikamentet në formë tableti nëse do të kishte nevojë.