Opinione

Kim Mehmeti: “Mbështetësi më i flakët i Albin Kurtit është Ramboja

    Analisti i njohur Kim Mehmeti ka reaguar me një status ku ka analizuar situatën politike në Kosovë dhe pozicionin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Sipas Mehmetit, armiku më i madh i Kurtit shpeshherë është vetë ai, për shkak të kokëfortësisë dhe besimit se ndershmëria vlerësohet në marrëdhëniet me Perëndimin. Megjithatë, Mehmeti thekson se “mbështetësi më i madh” i Kurtit mbetet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilin e quan “Rambo”.

    “Përderisa Kurtin e shan ‘Ramboja’ i AAK-së, përderisa atë e urrejnë opinionistët që jargaviten sa herë u kujtohet se ai ua hoqi grazhdin nga i cili majmeshin gjatë epokës së ‘klanit pronto’, Kurti nuk ka pse të mërzitet për të ardhmen e vet politike,” shkruan Mehmeti.

    Ai shton se pavarësisht kritikave, fakti që Kurtin e kundërshtojnë figura të diskredituara të politikës dhe opinionistë të lidhur me korrupsionin, vetëm sa e forcon pozitën e tij në sytë e qytetarëve.

    Në përfundim, Mehmeti thekson se Kurti duhet të kuptojë se këta “përkrahës të epur” nuk duhen përbuzur, por lënë të mbyten në baltën e urrejtjes së tyre./press7.tv