Kosovë Lajme

OSBE për mbylljen e zyrave paralele serbe në veri: Preken kategoritë e cenueshme

    Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar përmes një komunikate për media duke shprehur shqetësimin për mbylljen e fundit të zyrave paralele ku serbët kanë marrë kujdes shëndetësor, pagesa pensionesh, materiale shkollore dhe përkrahje sociale.

    “Ndërprerjet e këtyre shërbimeve godasin proporcionalisht të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me alternativa të kufizuara më së vështiri”, shkruhet në komunikatë.

    Tutje misioni i OSBE-së ka thënë se çdo masë që prek shërbimet publike duhet të sigurojë qasje të pandërprerë për të gjitha komunitetet ndërsa mosmarrëveshjet adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

    Gjatë ditës, edhe Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje për mbylljen e këtyre zyrave në veri. Përmes një prononcimi të zëdhënësit, BE-ja ka thënë se ky veprim përbën ndërhyrje të paakordinuar nga Qeveria në largim e Kosovës dhe shkon kundër obligimeve dhe përkushtimeve të vendit ndaj Bashkimit Evropian.