Në Prizren u mbajt Dita e Aronisë Organike, një aktivitet i organizuar nga kompanitë ArtiFruit dhe Aronica, në bashkëpunim me organizatat “Mjedra e Kosovës” dhe “Organika”.
Ngjarja u bë edhe më domethënëse me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, zv/ministrit Imri Demelezi, deputetëve dhe diplomatëve të pranishëm.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Zv/ministri i Bujqësisë i Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, i cili përgëzoi kompanitë organizatore, veçanërisht biznesmenin Esat Berisha, falë të cilit aronia kosovare ka depërtuar në tregun zviceran dhe po shndërrohet në një gamë produktesh organike si lëngje, çajra, reçel e të tjera.
“Aronia është një superfrut me potencial të jashtëzakonshëm për shëndetin dhe ekonominë bujqësore”, tha Hoxha, duke nënvizuar se bujqësia organike mund të bëhet urë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.