Një incident fizik ka ndodhur ditë më parë para tubimit në Çair ku dega e BDI-së priti kreun e saj, Ali Ahmeti dhe kandidatin për Komunën e Çairit, Bujar Osmani.
Mësohet se përleshja fizike ka ndodhur mes dy personave, njëri familjar i ish deputetit të BDI-së, ndërsa tjetri familjar i ish zëvendësministrit nga radhët e BDI-së.
Motivet e incidentit nuk dihen, por sipas asaj që kanë denoncuar qytetarët, përleshja ka ndodhur në sy të kreut të BDI-së, ndërsa rasti nuk është denoncuar në polici.
Të pyetur zyrtarisht, dikasteri i Brendshëm është përgjigjur se nuk ka informacion për një incident të tillë./Alsat