Botë Lajme

Trumpi uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë, lavdëron guximin e saj

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është bashkua udhëheqësve të tjerë botërorë në dërgimin e mesazheve mbështetëse për Ukrainën të dielën, teksa ajo feston Ditën e Pavarësisë në një kohë kur ka pak shpresë për paqe pavarësisht përpjekjeve intensive diplomatike.

    Trumpi i ka dërguar një letër Ukrainës në Ditën e 34-të të Pavarësisë së vendit – e cila shënon përvjetorin e shpalljes së saj të lirë nga sundimi sovjetik, duke lavdëruar guximin e saj dhe duke thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë në të ardhmen e saj si një shtet i pavarur.

    Letra është postuar në X nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa ai dha mesazhin e tij: Nuk do të humbasim.

    Ukraina dhe Rusia kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme. Zyrtarët rusë kanë thënë të dielën se një zjarr ka shpërthyer pasi një mjet ajror ukrainas pa pilot është rrëzuar pranë Centralit Bërthamor të Kurskut, duke dëmtuar një transformator në vend.

    Autoritetet ukrainase nuk kanë komentuar mbi pretendimet ruse.

    Udhëheqës të tjerë botërorë, përfshirë presidentin Kinez, Xi Jinping, Mbretin Çarls të Britanisë dhe Papa Leonin XIV, gjithashtu kanë dhënë mesazhe për të shënuar ditën, e cila vjen ndërsa momentumi rreth bisedimeve të paqes ka ngecur dhe presidenti rus, Vladimir Putin po tregon se dëshiron të vazhdojë luftën.

    Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka shfrytëzuar rastin për të bërë vizitën e tij të parë zyrtare në Ukrainë, duke deklaruar në X se mbështetja e vendit të tij për Kievin është “e palëkundur dhe ne jemi me ju në çdo hap të rrugës në luftën tuaj për të mbrojtur sovranitetin tuaj”.

    Keith Kellogg, i dërguari i administratës Trump për Rusinë dhe Ukrainën, gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Pavarësisë në Kiev të dielën.