Lajme Maqedoni

Mickoski: Nuk do të hapet miniera Kazandoll, Maqedonia kurseu 115 milionë euro

    Ky është arbitrazhi i dytë që kjo Qeveri e fiton dhe presim që të paktën edhe dy të tjera të përfundojnë në periudhën që vijon,” deklaroi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me vendimin për Kazandollin.

    Kryeministri Mickoski theksoi se duhet të hetohet se si arbitrazhet në të kaluarën humbeshin dhe si shpenzoheshin shuma të mëdha nga buxheti i shtetit, ndërsa tani të njëjtat fitohen.

    “Pyetja e vërtetë është si në të kaluarën ishte praktikë që arbitrazhet të humbeshin, dhe si tani papritmas ato fitohen në favor të shtetit. Kjo duhet të hetohet, të shohim pse ka ndodhur kështu në të kaluarën, po ne bëmë ndryshime të caktuara në ekipin e avokatëve, por disi është simptomatike se si në të kaluarën humbeshin të gjitha arbitrazhet, ndërsa tani i fitojmë, tha ai dhe shtoi:

    “Në këtë rast bëhet fjalë për një arbitrazh me vlerë rreth 115 milionë euro, kaq ishte kërkesa paditëse nga pala kundërshtare që kërkonte nga pala e paditur, në këtë rast ajo ishte Maqedonia.”

    Sa i përket spekulimeve, Mickoski theksoi se nuk është e vërtetë që pas procedurës së arbitrazhit do të hapet sërish miniera Kazandoll.

    “Arsyeja që të ndodh ky arbitrazh është ndërprerja e koncesionit nga ana e Qeverisë për themelimin e minierës Kazandol. Pronarët e investimit ndjenë se kanë humbur fitime, pësuan dëm dhe ngritën arbitrazh kundër shtetit në vlerë prej 115 milionë euro, gjegjësisht kishin kërkesë për dëmshpërblim prej 115 milionë euro. Dhe e humbën. Kjo do të thotë se ata tashmë nuk kanë më koncesion. Prandaj nuk është e vërtetë që me këtë që kompania e humbi tani do të ketë hapje të minierës. Kjo është përsëri një konstrukcion dhe një përpjekje manipulimi nga disa qarqe të caktuara të cilat nuk ia mendojnë të mirën Maqedonisë dhe qytetarëve”, ishte decid Mickoski.