Arben Fetai ka njoftuar sot përmes një postimi se ka pritur Koordinatorin e sapoemëruar Nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Latif Arifi.
Ky emërim, sipas Fetait, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strategjive të komunikimit dhe krijimit të një mjedisi mediatik transparent, efektiv dhe gjithëpërfshirës.
Ai theksoi se me përvojën dhe përkushtimin e tij, Latif Arifi – i njohur nga të gjithë si Lata – pritet të japë një kontribut të çmuar në zbatimin e politikave për përmirësimin e komunikimit publik dhe avancimin e lirisë së medias.
Në këtë drejtim, roli i tij konsiderohet kyç për adresimin e sfidave të sektorit mediatik, duke përfshirë luftën kundër dezinformimit, ruajtjen e integritetit të medias dhe forcimin e mbrojtjes ligjore për gazetarët./press7.tv