Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë.
Në Shkup diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga verilindja. Temepratura minimale do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37 gradë.
Nën ndikimin e një mase ajri shumë të ngrohtë nga jugu, gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me një rritje të temperaturave të ditës. Sidomos më nxehtë do të jetë nga e diela kur temperaturat e ditës do të jenë mbi 30°C kudo, dhe në vende do të arrijnë 40°C.