Lajme Maqedoni

Enver Hoxhaj reagon ndaj thirrjeve antishqiptare në Kumanovë: Fashiste dhe raciste

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj thirrjeve skandaloze “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një ndeshje basketbolli në Kumanovë, Maqedonia e Veriut.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj e cilësoi këtë gjuhë si fashiste dhe raciste, duke theksuar se ajo përbën një akt që tejkalon çdo vijë të kuqe të bashkëjetesës ndëretnike dhe vlerave demokratike.

    Sipas tij, shqiptarët janë faktor shtetformues, kontribuues të palëkundur në stabilitetin dhe rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut, dhe nuk do të lejojnë askënd të nëpërkëmbë dinjitetin e tyre.

    “Askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjitetin e një kombi që është shtetformues, faktor paqeje dhe partner kyç në rrugën euroatlantike të rajonit”, thekson Hoxhaj në reagimin e tij

    https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj?ref=embed_post