Lajme Rajon

Rajoni përgatitet për ndryshime të mëdha të motit

    Kroacia, Bosnja dhe Serbia po marrin masa për shkak të stuhive të fuqishme që pritet të godasin gjatë natës, pas një periudhe të nxehtësisë ekstreme që ka përfshirë rajonin ditët e fundit.

    Në Kroaci, meteorologët kanë paralajmëruar reshje të dendura shiu, bubullima, breshër dhe erëra të forta në pothuajse të gjithë vendin.

    Në Prijedor, një qytet në veriperëndim të Bosnjës, qielli tashmë është errësuar dhe pritet stuhi.

    Alarm i kuq për kushte të rënda atmosferike është shpallur edhe në Kragujevc dhe Beograd.

    Edhe në Kosovë, gjatë pasdites ka pasur reshje lokale shiu, ndërsa nga nesër pritet rënie e dukshme e temperaturave, pas disa ditëve me të nxehtë rekord.