Fetai: Ne vetem dy jave, kemi bere me shume se sa te tjerët ne dy dekada
Zevendeskryeministri per Sistemin Politik dhe
Marredheniet ndermjet Bashkesive, Arben Fetai, ka publikuar nje permbledhje te puneve te realizuara nga
geveria ne vetem dy javët e fundit, duke theksuar se rezultatet flasin vete dhe se qytetarët tashme bëjnë
dallimin mes punes dhe propagandes.
Sipas Fetait, keto jane disa nga arritjet kryesore te kesaj periudhe:
Miratimi ne Qeveri i Projektligjit historik per Perfaqësim te Drejte dhe Adekuat, i cili vien pas me shume se dy dekadash premtime te pambatura nga pushtetet e mëparshme.
Zgjidhja perfundimtare e te gjitha rasteve te personave pa shtetësi, nj problematike që rridhte nga shperbërja
e ish-Jugosllavis®, dhe që e bën Magedoninë e Veriut
shtetin e pare ne rajon qe e mbyll kete geshtje sipas
UNHCR-se.
Miratimi i Strategjise se re per Bashkëpunim me Shogerine Civile per periudhen 2025-2029, pas një periudhe te gjate te anashkalimit te ketij sektori nga geverite e kaluara.
Zgjidhja e statusit te dhjetera inspektoreve tatimore
komunale, te cilet per vite me radhe ishin lene pa licenca dhe te kategorizuar si punonjes administrative.
“Qytetarët nuk bien me pre e mashtrimeve te atyre që vajtojne privilegjet e tyre personale. Keto arritje dhe shume te tjera qe do te vijne jane per te gjithe”, theksoi
Fetai ne postimin e tij, duke perfunduar me mesazhin:
“Vazhdojme”.