Botë Lajme

Arrin në 59 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas

    Ka shkuar në të paktën 59 numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të papritura që kanë përfshirë pjesë të Teksasit qendror.

    Qindra shpëtimtarë po vazhdojnë kërkimin për të zhdukurit.

    Pamjet e filmuara me dron nga Georgetoën tregojnë shkallën e shkatërrimit në Teksasin qendror.

    Njëzet e shtatë vajza janë ende të zhdukura nga Kampi Mystic, një kamp rinor i krishterë për vajza, i vendosur përgjatë brigjeve të lumit Guadalupe.