Lajme Maqedoni

Qoku takon përfaqësues të OSBE/ODIHR në Kuvend: Diskutim për zgjedhjet e ardhshme lokale

    Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale, koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Qoku, priti sot në një takim zyrtar përfaqësues të Misionit të OSBE/ODIHR, në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Gjatë takimit u theksua rëndësia e organizimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, si dhe nevoja për zbatimin e rekomandimeve ndërkombëtare që synojnë rritjen e besueshmërisë dhe transparencës në proceset zgjedhore.

    “Si VLEN, besojmë se sundimi i ligjit dhe forcimi i demokracisë ndërtohen përmes zgjedhjeve të lira dhe proceseve të besueshme zgjedhore,” – u shpreh Qoku gjatë diskutimit me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR.

    Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt përforcimit të standardeve demokratike në vend dhe nxitjes së besimit të qytetarëve në institucionet zgjedhore./press7