ShowBiz

🟥 Fifi dështon me Eglin edhe si menaxhere, pasi dështoi me koncertet personale edhe si këngëtare!

    Drama në estradën shqiptare nuk ka të ndalur! Burime të afërta me redaksinë e Press7.tv kanë konfirmuar se raporti profesional mes Fifit dhe Eglit ka përfunduar keq, duke nxjerrë në pah prapaskena që kanë befasuar opinionin publik.

    Pas dështimeve të njëpasnjëshme në koncertet e saj personale dhe rënies së ndikimit si këngëtare, Fifi ka provuar të ndërtojë një profil të ri si menaxhere, por edhe aty ka rezultuar me humbje. Egli Tako, e cila për një periudhë të shkurtër ishte në bashkëpunim me të, është larguar nga menaxhimi i Fifit pas tensioneve të thella dhe xhelozisë profesionale.

    Burime të sigurta tregojnë se Fifi e detyroi Eglin të heqë dy videoklipe muzikore, duke i bërë presion përmes rrugëve joformale, pasi ndjente se Egli po i kalonte në famë dhe ndikim.

    “Ishte një situatë e papranueshme. Në vend që të më përkrahte, më vendoste pengesa,” ka deklaruar Egli për miqtë e saj të afërt.

    Tashmë, Egli ka vendosur të bashkëpunojë me platformën muzikore SBS, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e saj. Ajo synon të pushtojë tregun shqiptar dhe sidomos diasporën, me projekte të reja që pritet të publikohen gjatë kësaj vere.

    Qëndroni me Press7.tv për prapaskena të tjera nga kjo përplasje që ka tronditur showbizin shqiptar!