Sport

Adem dhe Hamëz Jashari, me mesazh para ndeshjes Shqipëri – Serbi

    Në një nga ndeshjet më të ndjeshme dhe simbolike për tifozët shqiptarë, Adem dhe Hamez Jashari janë shfaqur së bashku në tribunat e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, pak para përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.

    Të veshur me ngjyrat kuqezi dhe të rrethuar nga mijëra tifozë entuziastë, dy nipat e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kanë dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje dhe krenarie kombëtare. Hamezi ka postuar foton nga stadiumi me mbishkrimin “Forca Shqipëri!”, ndërsa Adem Jashari u pa me një fanellë që mban portretin e emrit të tij legjendar, duke përçuar emocione të forta te publiku.