Kreu i Kuvendit Afrim Gashi thotë se Ligji për Përfaqësim të Drejt dhe Adekuat është gati. Sipas Gashit grupi i punës po punon dhe tha se uron që para deputetëve Ligji të jetë para fillimit të pushimeve verore verës. Kryeparlamentari ndërkohë tha se ndarja e rrugëve me Taravarin ka pasur efekt në disa procese.
E kemi paralajmëruar disa herë, është një grup i punës i cili po punon dhe ligji është gati, mirëpo jemi në konsulta edhe me gjykatën kushtetuese edhe me komisionin e Venecias, të jemi të sigurt që ligjin që do ta adaptojmë dhe votojmë të mos jetë i rrezikuar nga komponenta e kushtetutshmërisë, duam të jemi të sigurte 100 për qind që të hyjmë në proces, të mos na ndodh të ketë parashtresa dhe të na bie……..21:40 Shpresoj që brenda këtyre muajve do të jetë, uroj të jetë para pushimeve…. 22:13 Natyrisht çdo lëvizje në shumicën parlamentarë ne aspektin politik kur një subjekt largohet ajo nuk ndodh për një moment dhe vala të tundohet të trazohet, pastaj shqetësimet fillojnë dhe ka probleme dhe ngecje në disa elemente, nuk e di saktë sa ka ndikuar direkt në përgatitjen e këtij ligji, por që ka pasur efekt në disa procese, natyrisht se ka pasur.” /alsat.mk