Lajme Maqedoni

Ndërprerje e shkurtër në rrjetin elektrik – MEPSO: Arsyeja, tensionet e larta në rrjetin rajonal 400 kV

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shënuar një ndërprerje afatshkurtër në rrjetin e transmetimit 110 kilovolt, si pasojë e një defekti të shkaktuar nga tensionet e larta në rrjetin rajonal 400 kV, njofton Operatori i Sistemit të Transmetimit, MEPSO.

    Sipas njoftimit zyrtar, tensionet e larta në rrjetin 400 kilovolt – që aktualisht po prekin operatorët në të gjithë Evropën për shkak të konsumit të ulët të energjisë gjatë natës dhe fundjavave – ndikuan në funksionimin e sistemit, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të transformatorëve të fuqisë 400/110 kV në disa stacione transformatorësh në vend.

    “Ky është një problem rajonal dhe evropian, që ndikon pothuajse të gjithë operatorët e transmetimit në këtë periudhë të vitit për shkak të tranzitit të ulët dhe konsumit minimal të energjisë,” theksoi MEPSO.