Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka kërkuar nga Gjykata Themelore zëvendësimin e arrestimit efektiv me arrest shtëpie për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe ish-sekretarin shtetëror të kësaj ministrie. Për 18 persona të tjerë është propozuar vazhdimi i masave të mëparshme të arrestit dhe arrest shtëpiak.
Hetimet për zjarrin në diskotekën “Puls” janë drejt përfundimit, me dëshmitarët okularë dhe të dyshuarit që po merren në pyetje sipas dinamikës së planifikuar. Po kryhen edhe ekspertiza teknike dhe analizohen të dhënat nga pajisjet elektronike të sekuestruara.
Për shkak të përmasës së rastit, kryetari i Gjykatës së Koçanit ka kërkuar delegimin e dy gjyqtarëve shtesë. Deri tani, në hetimin paraprak kanë qenë aktivë vetëm dy gjyqtarë.
Gjyqtarja Emine Kallac do të angazhohet për dy muajt e ardhshëm në këtë rast, ndërsa pritet që të përfshihen edhe gjyqtarë të tjerë.
Aktakuza pritet të finalizohet deri në mesin e qershorit, me rreth 70 persona të akuzuar deri tani.