Chris LaCivita, drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale, u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se kanë një mundësi historike për të mbyllur periudhën e politikës së vjetër.
Ai theksoi se “në Shqipërinë e re me Berishën, qytetarët do të kenë një lider që shpëton jetë, një plan të vërtetë për ekonominë dhe për luftën kundër korrupsionit.”
LaCivita nënvizoi se zgjedhjet janë nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve dhe se “e gjithë bota i ka sytë nga Shqipëria”. Ai përmbylli fjalën me thirrjen: “Votoni për të ardhmen tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”