Pas ftesës publike të kryeministrit Albin Kurti për dialog dhe bashkëpunim politik, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar shkurt, por me ton të matur. “Prisni. Keni durim. Do të jem transparent si çdo herë tjetër. Qëndrimet e LDK-së tashmë i dini”, deklaroi ai para mediave, pa dhënë një përgjigje të prerë ndaj ofertës së Kurtit.
Abdixhiku ka theksuar më parë se LDK është e përkushtuar për stabilitet institucional, por ka qenë kritike ndaj mënyrës së qeverisjes së Vetëvendosjes. Megjithatë, gatishmëria për të dëgjuar dhe analizuar një ofertë bashkëpunimi mund të sinjalizojë një qasje pragmatike në të mirë të interesit shtetëror.
LDK pritet të zhvillojë mbledhje të brendshme në ditët në vijim për të shqyrtuar letrën e Kurtit dhe për të përcaktuar qëndrimin e saj përfundimtar.