Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina qëndron pas sulmit që fundosi një anije luftarake ruse në brigjet e Libisë.
Në një postim të publikuar të hënën në platformën X, Zelensky tha se forcat ukrainase përdorën shtatë dronë detarë të prodhimit vendas në operacionin që çoi në fundosjen e një korveteje ruse.
Udhëheqësi ukrainas e përshkroi anijen si një nga mjetet më të reja të flotës ruse, e cila ishte futur në shërbim në vitin 2023, gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne vazhdojmë operacionet tona në ujërat e përcaktuara. Po i përgjigjemi agresionit të Rusisë. Po zhvillojmë armët ukrainase”, u shpreh Zelensky.

