Kryeministri Albin Kurti ka takuar homologun e tij britanik Andy Burnham.
Takimi është zhvilluar në Dublin të Irlandës në mbyllje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Në një postim në Facebook Kurti ka shkruar se synojnë e angazhohen për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit.
“Në Dublin, në mbyllje të punimeve të European Political Community (EPC) pata kënaqësinë ta takoj kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Kurti në Facebook.
https://www.facebook.com/share/p/1EFkVBrUAv/

