Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, pasi deputetët nuk u kthyen me kohë në sallën e Kuvendit pas pauzës.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka vendosur të mos vazhdojë punimet, pasi deputetët u vonuan rreth 30 minuta për t’u kthyer në seancë.
Haxhiu shprehu pakënaqësi për mungesën e deputetëve, duke thënë se nuk mund të pritet pafundësisht për vazhdimin e punimeve.
“Seanca i vazhdon punimet nesër në orën 11:00. Nuk është serioze që edhe 30 minuta pas orës 14:00 deputetët nuk po vijnë. Unë nuk kam mundësi të funksionoj e të pres deri në pafundësi”, deklaroi Haxhiu.

