Sport

Juventusi me dy shqiptarë ndaj Genoas

    Juventusi do t’i ketë dy shqiptarë për ndeshjen ndaj Genoas që luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së nëntë të Serie A.

    Përveç Edon Zhegrovës, trajneri Luciano Spalletti e ka ftuar për herë të parë për ndeshje zyrtare edhe sulmuesin e të rinjve, Arman Durmishi.

    Te Genoa luan Mario Mitaj.

    Durmishi është 18-vjeçar dhe ka paraqitje për U19 të Shqipërisë.

    Ai u lind në vitin 2008 në Koper të Sllovenisë.

    E nisi karrierën te Koperi dhe me grupmoshën U17 i realizoi 28 gola. Si 16-vjeçar kishte debutuar në elitën e futbollit slloven ndaj Olimpija Lubjanës.

    Juventusi e kishte fituar konkurrencën me Leipzigun dhe Parman dhe i siguroi shërbimet e tij në vitin 2024. Durmishi është i gjatë 190 centimetra.

    Durmishi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2028.

    Ndaj Genoas minuta pritet të ketë Edon Zhegrova.

    Sulmuesi i Kosovës ka dy gola të shënuar e një asistim në gjashtë paraqitjet e këtij sezoni.

    Juventusi i ka 14 pikë në vendin e shtatë. Genoa i ka 7 pikë në vendin e 16-të.