Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit politik të shqiptarëve të Luginës.
Kasami ka vlerësuar se rezultati i arritur dëshmon se forca qëndron te bashkimi dhe bashkëveprimi politik.
Ai gjithashtu ka komentuar zhvillimet politike në Serbi, duke shprehur shpresën se ato do të shënojnë fillimin e një kapitulli të ri për vendin.
Sipas Kasamit, mbrojtja e të drejtave të pakicave, respektimi i sovranitetit dhe pavarësisë së vendeve fqinje, si dhe integrimi evropian i rajonit, duhet të jenë pjesë e së ardhmes së Ballkanit.
Maqedoni
Bilall Kasami uron Koalicionin Shqiptar për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
- nga gazetar2
- 26/10/2026
- Less than a minute
- 2 hours ago

