Bekim Qoku, koordinator i grupit parlamentar të VLEN-it, ka bërë thirrje për mobilizim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Përmes një statusi, Qoku ka theksuar se bashkimi në një listë të përbashkët është realizuar, ndërsa tani, sipas tij, nevojitet mobilizim për të forcuar përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut, që të udhëtojnë drejt vendvotimeve të tyre dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Çdo votë është e rëndësishme! Çdo votë ka peshë në përpjekjen për barazi, dinjitet dhe një zë të fuqishëm të shqiptarëve”, ka shkruar Qoku.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka rikujtuar se numri i Koalicionit Shqiptar është 17.
Maqedoni
Bekim Qoku u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut të votojnë të dielën
- nga gazetar2
- 23/10/2026
- Less than a minute
- 3 hours ago

