Pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga ushtria kanadeze në Bosnjë e Hercegovinë.
Kursi është zhvilluar nga 28 shtatori deri më 4 tetor 2026, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe ushtrisë kanadeze.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ushtrisë kanadeze, gjatë periudhës 28 shtator – 4 tetor 2026, një ekip i përbërë nga pesë oficerë të FSK-së, morën pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga ushtria kanadeze dhe të mbajtur në Bosnjë e Hercegovinë.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit krijuan një përvojë të vlefshme profesionale dhe patën mundësinë të avancojnë njohuritë si dhe të shkëmbejnë përvoja në fusha të rëndësishme, duke përfshirë menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, menaxhimin e projekteve, prokurimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Në kuadër të trajnimit u prezantuan praktika, metoda dhe përvoja të ushtrisë kanadeze në këto fusha, duke krijuar mundësi për identifikimin e praktikave të mira që mund të përshtaten dhe të aplikohen edhe në kuadër të FSK-së si dhe diskutimin e sfidave të përbashkëta në menaxhimin sa më efikas të resurseve të mbrojtjes.
Gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hercegovinë, ekipi i FSK-së pati gjithashtu pati mundësinë të vizitojë Shoqatën e Shqiptarëve në Bosnjë e Hercegovinë, ku u zhvillua një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar. Vizita shërbeu si një mundësi për t’u njohur më nga afër me aktivitetet e shoqatës dhe kontributin e saj në ruajtjen e lidhjeve, kulturës dhe identitetit shqiptar në Bosnjë e Hercegovinë.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së, shkëmbimin e praktikave të mira ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët në fushën e mbrojtjes.
https://www.facebook.com/SHPFSK?ref=embed_post

