Kosovë Lajme

Mbi 50 mijë euro të padeklaruara kapen në Merdare, zbulohen në bagazhin e një autobusi

    Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë dhe policorë në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, kanë zbuluar 50 mijë euro të padeklaruara.

    Sipas Doganës, rasti është zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës Itali–Kosovë, ku në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit janë gjetur 50 mijë euro, të cilat nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

    Dogana ka rikujtuar se, bazuar në nenin 33, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë, apo vlerën ekuivalente në valutë të huaj, është i obliguar që shumën ta deklarojë me shkrim te zyrtarët doganorë.

    Deklarimi duhet të përfshijë shumën e parave dhe burimin e tyre të verifikueshëm.

    Dogana e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit dhe parandalimin e bartjes së padeklaruar të mjeteve monetare përtej kufirit.