Kosovë Lajme

Mishetiqi pyet: Si e dinte Macroni 6 ditë më herët se Thaçi do dënohej dhe pse foli me Vuçiqin për këtë

    Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka shpërndarë një video të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kur pati thënë nga Franca se ka marrë informacione se Thaçi do të merrte dënim të rëndë nga Gjykata Speciale. Mishetiq ka ngrehur pyetjen se ku e dinte presidenti francez, Emmanuel Macron, për dënimin ende pa u dhënë.

    Mishetiq ka shkruar në X se pse Macroni ka folur me Vuçiqin për këtë çështje.

    Ai ka konsideruar se pyetje të tilla duhet të marrin përgjigje.

    “Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris ku, sipas Vuçiqit në videon poshtë, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Si e dinte Macroni rezultatin e gjykimit të paktën gjashtë ditë përpara, dhe pse Macroni ka folur me Vuçiqin për këtë, janë pyetje që mbeten të marrin përgjigje”, ka shkruar Mishetiq.

    Më 16 shtator, Specialja dënoi nën akuzat për krime lufte me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.