Kosovë Lajme

Gërvalla: Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është përcjellë në Zyrën e Kryeministrit.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gërvalla ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë me procedurat për jetësimin e kësaj nisme.

    “Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, ka shkruar Gërvalla.

    Ajo ka ritheksuar kështu qëndrimin për krijimin e mekanizmit shtetëror që synon verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.