Disa veprimtarë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që deputetët të mbështesin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Në një letër për liderët e partive politike dhe deputetët, 28 veprimtarë nënshkrues kanë thënë se Sejdiu “ka përvojën dhe integritetin e nevojshëm për të unifikuar shtetin dhe për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara”.
Ata kanë thënë se sa ishte konsull në New York, Sejdiu ka luajtur rol në lidhjen e diasporës shqiptare në SHBA dhe të Kosovës.
“Në këtë kohë kritike, Kosova ka nevojë për një kryetar shteti që gëzon respekt të thellë institucional dhe zotëron karrierë të dëshmuar në shërbimin publik”, thuhet në letër. “Përvoja e shquar ligjore dhe qëndrimi diplomatik i Dr. Sejdiut e bëjnë jashtëzakonisht të kualifikuar për ta përfaqësuar shtetin me dinjitet në skenën globale”.
Nënshkruesit:
Elio Ahmetaj
Adrian Grajcevci
Bruno Selimaj
Harry Bajraktari
Ramazan Hajdini
Gani Shehu
Vehbi Bajrami
Joe Haliti
Beqir Sina
Ekrem Bardha
Agim Ismaili
Ismet Smajli
Ramazan Bekteshi
Iljaz Kadriu
Doc Vraniqi
Ilmi Berisha
Richard Lukaj
Martin Vulaj
Cafo Boga
Besim Malota
Shpresa Xhakli
Musa Dakaj
Halil Mula
Jim Xhema
Gjevalin Gegaj
Gino Mulliqi
Mark Gjonaj
Adrian Neritani
Një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës propozuan ish-gjyqtarin e Kushtetueses për president. Sejdiu para se të ishte gjyqtar në Kushtetuese, shërbeu si diplomat duke qenë ambasador në Turqi dhe konsull në New York.

