Ushtruesja e Detyrës (U.D.) e Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.
Përmes një postimi, Haxhiu ka thënë se, në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, sapo KGJK-ja t’i dërgojë propozimet, do të ndërmerren veprimet për lirimin e tyre nga detyra.
“Përshëndes propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se procedurat do të ndiqen në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.

