Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan
Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar dhe takimi i tij i parë me presidentin Aleksandar Vuçiq shkaktuan reagime të forta në Prishtinë dhe Beograd, ndërsa qëndrimi i Kievit ndaj pavarësisë së Kosovës riktheu në qendër të vëmendjes një prej çështjeve më të ndjeshme të politikës ballkanike. Pas takimit në Beograd,
