Irani sfidon Trumpin: Pranojeni humbjen – Hormuzi ishte, është dhe mbetet i yni
Irani i është përgjigjur ashpër presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit pretendoi se SHBA-ja ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe kërcënoi se do ta shpallë atë territor amerikan. Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, tha se Hormuzi nuk mund të merret nën kontroll përmes kërcënimeve, deklaratave politike apo fuqisë ushtarake.
