Gjermania vazhdon mandatin në KFOR-in e Kosovës
Forcat e Armatosura të Gjermanisë do të vazhdojnë të shërbejnë në misionin e KFOR-it edhe për një vit. Parlamenti gjerman ka vazhduar të enjten mandatin për misionin në KFOR dhe atë në Bosnje-Hercegovinë. Pro votuan 383 deputetë, 192 ishin kundër e dy abstenuan. Është viti i 27-të që ushtria gjermane do të qëndrojë në Kosovë.
