Njohja e dokumenteve serbe, Rama: Mbështesim koordinimin e Kosovës me BE-në
Ky vendim bën që serbët në Kosovë të kenë leje qëndrimi 12-mujore, pa pasur nevojë për dokumente kosovare. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mirëpritur koordinimin e Kosovës me BE-në, lidhur me këtë vendim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një punë e vështirë.
