Protesta e 105-të, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit në shesh/ Diaspora i bashkohet qëndresës kundër Ramës
Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e 105-të, me qytetarët që rikthehen në shesh dhe me një pjesëmarrje masive të diasporës shqiptare. Tubimi kombëtar është paralajmëruar për orën 19:30 përpara Kryeministrisë, ndërsa krahas qytetarëve nga Tirana dhe qytete të ndryshme të vendit, në protestë pritet të marrin pjesë edhe shumë shqiptarë nga diaspora.
