Shiroka – Pula dekoroi gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja Justina Shiroka- Pula e ka dekoruar gjeneralin amerikan Steven Osborn, Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Iowas me Medaljen Presidenciale Ushtarake të Republikës së Kosovës. Në njoftimin e Zyrës së Presidencës thuhet se dekorata iu nda në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e tij të shquar, kontributin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse
