Kurti kërkon mbështetje për Kosovën prej ligjvënësve amerikanë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kurti bëri me dije se prej këtyre takimeve, gjashtë janë nga radhët e Demokratëve dhe katër nga Partia Republikane. Ai ka thënë se fokus i diskutimeve ishte bashkëpunimi