Kosovë

Kosovë

Kosovë Lajme

Presidentja Shiroka Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan sukses në ushtrimin e mandatit. Presidentja Shiroka Pula u njoftua nga guvernatori Ismaili për zhvillimet

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, pasi deputetët nuk u kthyen me kohë në sallën e Kuvendit pas pauzës. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka vendosur të mos vazhdojë punimet, pasi deputetët u vonuan rreth 30 minuta për t’u kthyer në seancë. Haxhiu shprehu pakënaqësi për mungesën

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë jep afro 6 milionë euro për furnizim me insulina

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 5 milionë e 952 mijë e 501 eurosh për furnizim me insulina analoge. Furnizimi do të bëhet në kuadër të listës së barnave esenciale. Sipas njoftimit, kontrata është ndarë në dy lote dhe është nënshkruar me kompaninë “MEDITECH”. Për lotin 1, që përfshin furnizimin me insulina

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Apel për ndihmë: Dyvjeçari përballet me një sëmundje të rëndë, familjes i duhen 200 mijë euro për trajtim jashtë Kosovës

Një apel për ndihmë është bërë për dyvjeçarin Lekë Podrimqaku, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë malinje, Rabdomiosarkomë embrionale (Embryonal Rhabdomyosarcoma – ERMS). Sipas njoftimit të familjes, Leka ka nevojë për trajtim të specializuar jashtë Kosovës, ndërsa kostoja e trajtimit arrin në 200 mijë euro. Familja e tij ka kërkuar ndihmën e

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Gërvalla: Raporti i KE-së evidenton progres në sundimin e ligjit, reforma në drejtësi mbetet prioritet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës qëndrimin e saj lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, duke vlerësuar se vendi ka shënuar rezultate pozitive në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Në fjalimin e saj, Gërvalla theksoi rritjen e numrit të dënimeve të formës së

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti njofton për takimin me Sorensen: Normalizimi i raporteve me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris. Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti bëri të ditur se në takim është diskutuar për stabilitetin institucional të Kosovës pas zgjedhjes

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti, qeverisë së re në Serbi: Njohja e Kosovës, prova e vërtetë e demokracisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur një kusht të qartë për qeverinë e ardhshme të Serbisë: njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për Radio France Internationale (RFI), Kurti ka shprehur shpresën se Lista Studentore, e cila sipas raportimeve doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, do të zgjedhë një

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Komisioni për kulturë miraton në parim projektligjin për Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore

Me të gjitha votat për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar në parim Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, gjatë prezantimit të projektligjit para anëtarëve të komisionit, tha se përmes tij synohet fuqizimi i inspektoratit dhe rritja e kapaciteteve

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen më 2027 mbi 224 milionë euro, më i madhi ndonjëherë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se buxheti për mbrojtjen e Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro. Sipas Maqedoncit, ky është buxheti më i lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, zhvillon bisedime edhe për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Parisit, Emmanuel Grégoire, gjatë vizitës së tij në Francë. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, takimi u zhvillua pas pjesëmarrjes së Kurtit në panelin “Ta bëjmë paqen të qëndrueshme: Rindërtimi i shoqërive pas luftës”, në kuadër të Forumit të Paqes. Kurti e ka falënderuar Grégoire

Lexo më shumë