Telekomi vazhdon largimet vullnetare nga puna me kompensim financiar, më 2026 u pranuan 95 aplikime
Telekomi i Kosovës edhe këtë vit ka vazhduar programin e largimit vullnetar nga puna në kuadër të përpjekjeve për rritjen e efikasitetit operacional, optimizimin e shpenzimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjes. Sipas një komunikate për media gjatë këtij viti janë pranuar 95 aplikime për ndërprerjen vullnetare të marrëdhënies së punës me kompensim financiar.
